Une Votoj Zgjedhjet Vendore 2007
 

Çfarë është Unë Votoj për Zgjedhjet Vendore 2007?

Baza e të dhënave e unevotoj.com, do të mbulojë të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie të 13 bashkive kryesore në vend, të cilët do të përfaqësojnë formacionet kryesore politike në disa kategori, si informacion biografik, qëndrim mbi çështje të caktuara, financat e fushatës, etj.

Ashtu si me faqen e internetit që realizoi për zgjedhjet e përgjithshme të 3 korrikut 2005, kjo faqe do të vezhgojë nga afër fushatat zgjedhore të kandidatëve të sipërpërmendur. Pas përfundimit të zgjedhjeve, duke përdorur kapacitetet njerëzore të Klubeve të saj Qytetare në qytetet përkatëse, UnëVotoj do të monitorojë punimet e këshillave bashkiake të 11 bashkive, si dhe do të botojë raporte semestrale që do të reflektojnë sa do të mbahen premtimet parazgjedhore, sa do të zbatohet procedura e punimeve të këshillave bashkiake, si dhe informacion mbi asetet e kryetarëve të bashkive.

UnëVotoj është një projekt i Lëvizjes MJAFT, i cili do të përpunojë informacion të bollshëm, të saktë, të paanshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë qytetarët. Ky projekt ka për qëllim të mbështesë dhe të pajisë qytetarët shqiptarë me informacionin e nevojshëm për të kuptuar rrugën drejt demokracisë që meritojnë.

Për më shumë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni:

Skuadra UnëVotoj
info@unevotoj.com
Rr. Elbasanit, Nr. 77, Tirana, Shqiperi
Nr tel/fax: +355.223.661


Klikoni mbi një nga qytetet në hartë për detaje mbi kandidatët dhe partitë pjesemarrëse:

Corovode Kavaje Rreshen Puke Tirane Gjirokaster Korce Vlore Pogradec Berat Fier Lushnje Elbasan Durres Peshkopi Lezhe Kukes Shkoder Kavaje Rreshen Puke Tirane Gjirokaster Korce Vlore Pogradec Berat Fier Lushnje Elbasan Durres Peshkopi Lezhe Kukes Shkoder Tirane Gjirokaster Korce Vlore Pogradec Berat Fier Lushnje Elbasan Durres Peshkopi Lezhe Kukes Shkoder

Printo
Dergo me Email
Të fundit nëMerrni te fundit ne RSS
Unevotoj.com - Faqja Kryesore. Klikoni per te shkuar tek faqja kryesore
Levizja Mjaft! - Mjaft Movement!©Levizja Mjaft 
Mbështetur Nga
Open Society Institute:


Open Society Institute 
Komisioni
Qendror
Zgjedhor


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve