Une Votoj Zgjedhjet Vendore 2007
 

      SI TË VOTOSH:

Paraqitja e zgjedhësit në qendrën e votimit

1. Pas hyrjes së zgjedhësit në qendrën e votimit:

a) Zgjedhësi thotë emrin dhe paraqet para KQV-së një nga dokumentet zyrtare të identitetit si më poshtë:

i) Certifikatë lindjeje me fotografi;
ii) Letërnjoftim; ose
iii) Pasaportë;

b) Një prej anëtarëve, i caktuar me vendim të KQV-së, kontrollon zgjedhësin në të dy duart, në çastin e paraqitjes para KQV-së, nëse është timbruar ose jo me lëndën e posaçme. Në rast se zgjedhësi është timbruar, anëtari ia bën të ditur menjëherë këtë fakt anëtarëve të tjerë të KQV-së, të cilët mund ta verifikojnë menjëherë. Emri i këtij zgjedhësi shënohet në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së dhe ai nuk lejohet të votojë;

c) Kryetari, pasi verifikon se të dhënat e identitetit të zgjedhësit përputhen me të dhënat në listën e zgjedhësve, shënon në listën e zgjedhësve numrin e serisë së dokumentit të indentitetit dhe i heq vizë emrit të zgjedhësit në këtë listë.

Në rast se një anëtar i KQV-së vë në dyshim identitetin e një zgjedhësi, rasti mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së, duke shkruar emrin e kundërshtuesit, arsyet e kundërshtimit, emrin dhe numrin e identifikimit të zgjedhësit dhe arsyet pse kryetari i KQV-së e pajisi personin me fletën e votimit;

ç) Zgjedhësi nënshkruan në listën e zgjedhësve anash emrit të tij;

d) Fleta e votimit vuloset në pjesën e pasme të saj me vulën e KQV-së dhe vulën e kryetarit të KQV-së;

dh) Zgjedhësi, pasi merr fletën e votimit, timbroset në dorën e majtë me një lëndë të posaçme nga një anëtar i KQV-së, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, ai nuk lejohet të votojë dhe mbahen shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së identiteti i tij e numri i fletëve të votimit që ai ka marrë.

2. Kur përpara KQV-së paraqitet një zgjedhës, i cili nuk është regjistruar në listat zgjedhore përfundimtare, por është i pajisur me vendim gjykate, e cila i jep të drejtë të votojë në atë qendër votimi, sipas nenit 60 të këtij Kodi, KQV-ja shënon emrin e zgjedhësit në një regjistër të veçantë dhe i bashkëlidh vendimin e gjykatës, si dhe një certifikatë personale me fotografi të zgjedhësit.

 

Votimi

1. Pasi merr një fletë votimi për kandidatin dhe një fletë votimi për partitë politike dhe/ose koalicionet zgjedhore, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe voton në secilën fletë votimi, duke shënuar në krah të emrit të kandidatit ose të partisë a koalicionit shenjën “x” ose “+” apo një shenjë tjetër që tregon qartë zgjedhjen e bërë prej tij.

2. Zgjedhësi, pasi voton, palos fletët e votimit, në mënyrë që shenja të mos jetë e dukshme, dhe del nga dhoma e fshehtë. Zgjedhësi hedh fletët e votimit në kutitë përkatëse të votimit dhe largohet nga qendra e votimit.

3. Zgjedhësi voton vetëm për vete, me përjashtim të rastit të përcaktuar në nenin 103 të këtij Kodi.

4. Anëtarët e KQV-së, që kanë lejuar një zgjedhës të votojë më shumë se një herë ose në emër të zgjedhësve të tjerë, mbajnë përgjegjësi penale, në përputhje me nenin 248 të Kodit Penal.

 

Zgjedhësit që nuk mund të votojnë vetë

1. Zgjedhësi, që për arsye fizike nuk është në gjendje të kryejë vetë procedurat e votimit, mund të kërkojë ndihmën e një familjari ose zgjedhësi tjetër, që është në listën e zgjedhësve të asaj zone të qendrës së votimit. Të dy zgjedhësit duhet të jenë të pranishëm në qendrën e votimit kur përdoret kjo procedurë.

2. Një person mund të ndihmojë vetëm një zgjedhës që nuk mund të votojë vetë.

3. Para se të shënojë në fletën e votimit, personi që ndihmon një zgjedhës tjetër, bën një deklaratë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së se do të votojë sipas udhëzimeve, se nuk do të ndikojë në vendimin e zgjedhësit, se nuk do të bëjë publike votën dhe se ai vetë nuk ka votuar për llogari të një zgjedhësi tjetër.

4. Anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve nuk mund të ndihmojnë asnjë zgjedhës që nuk mund të votojë vetë.

5. Shënimi në fletën e votimit bëhet detyrimisht në dhomën e fshehtë.

6. Brenda periudhës së rishikimit të listave të zgjedhësve, zgjedhësit e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni kanë të drejtë t’i kërkojnë kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, që përgatit listën e zgjedhësve të qendrës përkatëse të votimit, regjistrimin e tyre si zgjedhës që nuk mund të votojnë vetë. Kërkesa për regjistrim shoqërohet me dokumentacionin zyrtar që provon llojin dhe kategorinë e paaftësisë. Regjistrimi si zgjedhës që nuk mund të votojë vetë bëhet për të lehtësuar votimin e këtyre zgjedhësve.

7. Në çdo rast, kur ka zgjedhës të regjistruar, sipas pikës 6 të këtij neni, të cilët kanë vështirësi hyrjeje në mjedisin e qendrës së votimit, caktimi i qendrës së votimit dhe organizimi i saj bëhen në mënyrë të tillë që të garantojnë hyrjen e lirë për këtë kategori zgjedhësish. Në rast se kjo është e pamundur, në përputhje me udhëzimet dhe me shpenzimet e KQZ-së, kryetarët e njësive të qeverisjes vendore caktojnë personel ndihmës për të garantuar hyrjen e lirë.

8. Në rastin e zgjedhësve të verbër, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore njofton KQZ-në për zgjedhësit e verbër dhe qendrat e tyre të votimit. KQZ-ja, në përputhje me procedurat dhe afatet e shpërndarjes së materialeve zgjedhore, pajis komisionet e këtyre qendrave të votimit me mjete të posaçme votimi, të cilat lejojnë zgjedhësit që të lexojnë ose të kuptojnë fletën e votimit dhe të votojnë në mënyrë të pavarur. Zgjedhësi i verbër informohet nga KQV-ja për mënyrën e votimit me mjete të posaçme votimi dhe, me kërkesën e tij, pajiset me to. Në rast të kundërt, zgjedhësi voton në përputhje me pikat 1 dhe 3 të këtij neni.


Rendi dhe zhvillimi i rregullt i votimit

1. Kur në qendrën e votimit rrezikohet rendi ose zhvillimi i rregullt i votimit, KQV-ja merr vendim për pezullimin e votimit, si dhe mund të vendosë thirrjen e organeve të Policisë së Shtetit. Vendimi për kërkimin e ndihmës për vendosjen e rendit i paraqitet me shkrim organeve të Policisë së Shtetit dhe përmban përshkrimin e shkurtër të shkaqeve dhe rrethanave.

2. Kryetari, zëvendëskryetari i KQV-së ose çdo anëtar njofton menjëherë KZZ-në ose KZQV-në për incidentin e ndodhur. KZZ-ja ose KZQV-ja është e detyruar të shënojë në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KZZ-së ose KZQV-së njoftimin dhe orën e marrjes së tij. KZZ-ja ose KZQV-ja ia përcjell kërkesën menjëherë organeve të Policisë së Shtetit.

3. Me rivendosjen e rendit në qendrën e votimit, KQV-ja, me vendim, u kërkon organeve të Policisë së Shtetit të largohen nga qendra e votimit dhe merr masa për rifillimin e menjëhershëm të votimit.


Personat e pranishëm në qendrën e votimit

1. Në qendrën e votimit mund të qëndrojnë vetëm:

a) anëtarët dhe sekretari i KQV-së;
b) zgjedhësit që janë duke kryer procedurat e votimit deri në përfundim të tyre; dhe
c) vëzhguesit e akredituar shqiptarë dhe të huaj.

2. Asnjë person i armatosur nuk lejohet të qëndrojë në mjediset e qendrës së votimit. Përjashtohen nga ky rregull punonjësit e Policisë së Shtetit, kur janë në ushtrim të detyrës, në përputhje me nenin 104 të këtij Kodi, si dhe punonjësit e policisë së burgjeve brenda territorit të burgut ose vendit të paraburgimit, ku është ngritur qendra e posaçme e votimit.

 

Orari i votimit

1. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 31 marsit dhe 15 tetorit, qendrat e votimit hapen në orën 700 dhe mbyllen në orën 1900.

2. Kur data e zgjedhjeve caktohet ndërmjet 16 tetorit dhe 30 marsit, qendrat e votimit hapen në orën 700 dhe mbyllen në orën 1800.

3. Askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes të qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes.


Kushtet për të qenë zgjedhës

1. Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç në datën e zgjedhjeve ose para saj dhe që plotëson kushtet e parashikuara në këtë Kod, ka të drejtë të votojë për zgjedhjet për Kuvendin, për organet e qeverisjes vendore dhe në referendume.

2. Përjashtohen nga e drejta për të zgjedhur shtetasit e shpallur me vendim gjyqësor të formës së prerë, si të pazotë për të vepruar për shkak të paaftësisë mendore.

 

Zgjedhësit që banojnë në një shtet tjetër

Zgjedhësit që banojnë në një shtet tjetër kanë të drejtë të votojnë vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod.

 

Regjistrimi i zgjedhësve në listat e zgjedhësve

1. Lista e zgjedhësve hartohet për çdo zonë qendre votimi. Lista e zgjedhësve përmban të gjithë zgjedhësit që kanë vendbanimin në zonën e qendrës së votimit të njësisë së qeverisjes vendore, mbështetur në të dhënat e regjistrit themeltar të shtetasve dhe të regjistrit të përkohshëm të shtetasve të paregjistruar në regjistrin themeltar të gjendjes civile të vendbanimit, të hartuar në përputhje me kërkesat e nenit 15 pika 6 të ligjit nr.9296, datë 21.10.2004 “Për verifikimin, identifikimin dhe regjistrimin e shtetasve nga njësitë e qeverisjes vendore”, si dhe zgjedhësit, sipas neneve 63, 64 dhe 64/1 të këtij Kodi.

2. Zgjedhësi regjistrohet vetëm në një listë zgjedhësish. Përfshirja në listën e zgjedhësve për shkak të qenies në regjistrin e përkohshëm të shtetasve të paregjistruar në regjistrin themeltar të gjendjes civile të vendbanimit ose si zgjedhës, sipas neneve 63, 64 dhe 64/1 të këtij Kodi, sjell si pasojë heqjen e zgjedhësit nga lista e zgjedhësve që hartohet në bazë të regjistrit themeltar të shtetasve.


Ndryshimi i listës pas shpalljes së listës përfundimtare

1. Kur zgjedhësi vëren se nuk është i regjistruar në listën përfundimtare të zgjedhësve të zonës së qendrës së votimit të vendbanimit të tij, ai ka të drejtë të paraqesë një kërkesë në gjykatën e rrethit gjyqësor përkatës deri 24 orë përpara datës së zgjedhjeve.

2. Gjykatat e rretheve gjyqësore shqyrtojnë dhe vendosin në lidhje me kërkesat, sipas pikës 1 të këtij neni, si në ditën e fundit para zgjedhjeve, edhe në ditën e zgjedhjeve, por jo më vonë se 6 orë përpara mbylljes së votimit. Vendimi që pranon kërkesën përmban lejimin e kërkuesit për të votuar në zgjedhjet përkatëse, si dhe numrin e qendrës së votimit ku lejohet të votojë zgjedhësi që ka paraqitur kërkesën.

3. Emri i zgjedhësit që paraqitet për të votuar me vendim gjykate shënohet nga KQV–ja në një regjistër të posaçëm, të cilit i bashkëngjitet vendimi i gjykatës dhe një certifikatë personale e zgjedhësit me fotografi, e lëshuar nga zyra e gjendjes civile.


Studentët

1. Studentët kanë të drejtë të votojnë në vendqëndrimin e tyre. Kërkesa për t’u regjistruar sipas vendqëndrimit dorëzohet në dekanatin e fakultetit ku studenti është i regjistruar.

2. Jo më vonë se 5 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, me kërkesë të Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, u kërkon rektorateve të universiteteve të përgatisin listën e zgjedhësve që duan të votojnë sipas vendqëndrimit të tyre dhe që ndodhen aty në periudhën nga 60 deri në 30 ditë nga data e përfundimit të mandatit të Kuvendit. Rektorët njoftojnë jo më vonë se 5 ditë nga marrja e kërkesës, dekanatet e fakulteteve nën juridiksionin e tyre, të cilët shpallin menjëherë fillimin e procedurave të regjistrimit në listë.

3. Brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, dekanët dorëzojnë në rektoratin përkatës listën e studentëve që kanë bërë kërkesë për të votuar me vendqëndrim. Në listën e përgatitur nga dekanati përfshihen vetëm studentët e regjistruar pranë fakultetit përkatës. Dekanët duhet të specifikojnë njësinë e qeverisjes vendore ku zgjedhësit kanë vendbanimin.

4. Rektori ia dërgon listën, jo më vonë se 5 ditë nga marrja e saj, kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, në territorin e së cilës ndodhet universiteti.

5. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore i përfshin këta zgjedhës në listën përfundimtare të qendrës së votimit të caktuar për këtë rast. Renditja e tyre në listë bëhet mbi bazën e rregullave të përgjithshme për hartimin e listës së zgjedhësve.

6. Brenda 5 ditëve nga marrja e listës nga rektori i universitetit përkatës, kryetari i njësisë së qeverisjes vendore i dërgon një kopje të listës Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, e cila, jo më vonë se 5 ditë nga marrja e listës, u kërkon njësive përkatëse të qeverisjes vendore të vendbanimit të këtyre zgjedhësve t’i heqin ata nga lista e zgjedhësve të vendbanimit të tyre, në përputhje me procedurat e caktuara nga KQZ-ja.

Kliko ketu per kopjen e plote ne formatin PDF

Klikoni mbi një nga qytetet në hartë për detaje mbi kandidatët dhe partitë pjesemarrëse:

Corovode Kavaje Rreshen Puke Tirane Gjirokaster Korce Vlore Pogradec Berat Fier Lushnje Elbasan Durres Peshkopi Lezhe Kukes Shkoder Kavaje Rreshen Puke Tirane Gjirokaster Korce Vlore Pogradec Berat Fier Lushnje Elbasan Durres Peshkopi Lezhe Kukes Shkoder Tirane Gjirokaster Korce Vlore Pogradec Berat Fier Lushnje Elbasan Durres Peshkopi Lezhe Kukes Shkoder

Printo
Dergo me Email
Të fundit nëMerrni te fundit ne RSS
Unevotoj.com - Faqja Kryesore. Klikoni per te shkuar tek faqja kryesore
Levizja Mjaft! - Mjaft Movement!©Levizja Mjaft 
Mbështetur Nga
Open Society Institute:


Open Society Institute 
Komisioni
Qendror
Zgjedhor


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve