Une Votoj Zgjedhjet Vendore 2007
 

Njoftime

Debati Publik ne Korce
16/02/2007

Debati ne Korce, 5 shkurt 2007

Ne kete debat u paraqit vetem Z. Niko Peleshi, kandidati per kryetar bashkie i koalicionit te majte dhe Partise Socialiste.

Niko Peleshi:

Korca ka nje problem te madh, per kete arsye kam kaluar ne politike. Korca po braktiset. Une do te rikthej besimin dhe shpresen qe Korca ka te ardhme. 12 programe perbejne platformen time. Korca qender ekonomike universitare, prioritet turizmi, turizmi i fundjaves. Do te zhvillojme iniciativa e biznesit spontan. Korca, qyteti ku te rinjte te realizojne endrren per punesim, edukim dhe zhvillim.

Pyetje nga publiku

Mbeturinat: Korca ka problem me pastrimin e periferise dhe me vendin e djegies se plehrave. Si do ta zgjidhni?

Kultura dhe arti, tani kane mbetur vetem si kujtime nostalgjike te qytetareve, si do kontribuoni ju per kete?

Niko Peleshi (N.P.):

Fusha e mbetjeve urbane qe eshte afer qytetit eshe problem per te gjitha bashkite. Ne kemi nje projekt me bashkepunim gjerman. Synohet zhvendosja e kesaj fushe djegie. Aty ka shume pune. Mbetjet urbane nuk duhet te digjen ne siperfaqe. Por duhet te groposen.

Per pastrimin, periferia ka probleme bazike si uje shkolla energja etj, u mungon nevoja bazike. Mungon edhe pastrimi; une mendoj qe kjo do te zgjidhej nga nje bashkepunim i operatorit privat dhe ndermarrja publike e bashkise. Ne do ndertojme nje ndermarrje te tille.

Arti dhe cultura: Korca ka nje papunesi te larte, kryesore eshte hapja e vendeve te punes, kjo realizohet nga private. Ne duam nje Korce qe ta terheqi ate studentin qe studjon ne Tirane. Ka nje shifer, Korca eshte tkurrur me 20%, nderkohe qe Pogradeci eshte vitalituar. Ringjallja e vlerave kulturore do ta beje Korcen me terheqese. Konkretisht ne kemi nje projekt “Korca, qyteti i festave”; do te bejme kalendarin dhe pikerisht keto festa do te promovojne kulturen korcare. Gjithashtu muzeumet kombetare, keto kane infrastrukture te dobet; ne  kemi biseduar me specialiste per t’i rikonstruktuar ato.

Kinemaja eshte investim privat por nuk po mbahet ne kembe, ketu bashkia do te nderhyje per ta mbajtur ne kembe kete aktivitet. Ne kemi nje rast te suksesshem, kur une kam qene ne Dhomen e Tregtise qe te ngrinim nje klub.

A do te nderroni dhe ju administrate?

N.P.: Une mendoj qe stafi i bashkise nuk mban fajin, ate e ka titullari, ne kemi votuar per kureshtje, para 4 viteve. Ne nuk duhet te bejme te njeti gabim si 4 vjet me pare nuk mund te provojme te panjohuren, do ishte gafe e madhe. 

Si mendoni per perfshirjen e qytetareve dhe rinise ne vendimmarrje?

N.P.: Kjo i ka munguar shume Korces; Bashkia e Korces eshte quajtur bashkia e dyerve te mbyllura, bunker. Korca ka nevoje per nje bashki te hapur, transparente. Ne kemi menduar qe kete ta realizojme permes Senati Qytetardhe Senatit Studentor.

Projekti per njesine per hartim dhe koordinimin e projekteve, do te sherbeje si nje qender idesh e hapur per publikun. Nese ne e shohim qe kjo ide do te jete frytedhenese do te behem partner me kete individ apo shoqate. Pra bashkia do kete nje rrjet partneresh.

Projektet per Universitetin e Korces?

N.P.: UK eshte nje vlere dhe nje institucion per nxjerrjen e specialisteve te rinj. Ne jemi te mendimit qe shkollat profesionale duhet te marrin stimul. Ne e vleresojme Universitetin si nje partner strategjik te bashkise. Ne do ofrojme nje sherbim te njihur, punesimi sezonal i studenteve ne bashki. Programi ‘Teknologji per Ne’, synon ngritjen e nje qendre te madhe me 100 kompjutera ne bibloteken e qytetit. Une kam folur me biznesmene dhe ata me jane ofruar qe te sjellin prane rinise internetin falas.

   NJOFTIME TË TJERA:

Të Gjithë Njoftimet

Printo
Dergo me Email
Të fundit nëMerrni te fundit ne RSS
Unevotoj.com - Faqja Kryesore. Klikoni per te shkuar tek faqja kryesore
Levizja Mjaft! - Mjaft Movement!©Levizja Mjaft 
Mbështetur Nga
Open Society Institute:


Open Society Institute 
Komisioni
Qendror
Zgjedhor


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve