Njoftime Kandidatet kryesore per kryetar bashkie ne qytetin e Rreshenit jane Z. Gjon Dedaj, perfaqesues i koalicionit te djathte dhe Partise Demokristiane, dhe Z. Gjovalin Bushi, perfaqesues i koalicionit te majte dhe Levizjes Socialiste per Integrim.
Gjon Dedaj: Jam ketu si kandidat i Partise Demokratike, ajo parti qe 16 vjet me pare i tha mjaft mizorise. Duhet te bleni deri ne 50, pastaj te shisni. Une kam 40 vjet. Fushata ime ka qene jo agresive, kemi rene dakord qe te jete proces normal. Jetojme ne nje qytet ku ne 97 nuk pati probleme, kjo eshte e para qe une premtoj – qetesi ne qytet. Per ata qe kane mendim te kundert me mua, une i respektoj. Jam ketu si perfaqesues i nje partie, anetaret e te ciles kane qene te persekutuar, kane kaluar dhimbje, dhe per kete une do t’i sherbej qytetit tim me perkushtim. Nese ndonje qytetar ka vene re ndonje ves tek une ne punen time ne Inspektoriatin e Punes apo ne gjimnazin e qytetit, ju lutem votoni kunder meje, do t’ju respektoj. Une nuk do te blej vota, nuk e kam kete mundesi. Kam besim te ju, diten e votimeve do te jeni vetem para kutise se votimit, vetem Zoti do te jete me ju.
Gjovalin Bushi: Kandidoj si perfaqesues i koalicionit te majte. Deshira per te paraqitur nje staf profesionalisht te afte, moralisht te paster. I paraqesim elektoratit: perkushtimin e plote, eksperiencen menaxhuese, transparence, zgjidhja e problemeve, resurse qe duhet te vijne nga investimet e huaja. Kemi takuar qytetaret e bashkise per te nxjerre problemet, te cilat i kemi mbledhur dhe i kemi perfshire ne platforme me nje prioritizim te tyre. Me ekspertet tane realizuam kete platforme: Administrata e bashkise do te kete marredhenie direkte me publikun Ngritja e keshillave qytetare Administrate profesionale Transparence te kryetarit dhe keshillit te administrates per buxhetin Marrja e mendimit te komunitetit dhe biznesit
Plan strategjik, studim dhe plan rregullues, skeme per perkrahjen sociale, binjakezimi me nje bashki ndoshta italiane, sigurimi i donacioneve per projekte zhvilluese, per te arritur punesimin, hapja e nje ndermarrjeje qe te punesoje 150-200 njerez. Modernizimi i spitalit, nderhyrja ne treg, ndricimi publik, mirembajtja e rrugeve dhe vaditja ne fshatrat perreth.
Dy pyetje nga Levizja Mjaft: Gjendja e shkolles, cerdheve dhe kopshteve eshte e keqe, ka mbipopullim, ka probleme me kushtet e ngrohjes. Cfare do te beni per kete?
Dedaj: Pervec seksionit publik, kemi fatin qe kisha katolike i ndihmon shtresat me te prekura ne kete aspekt. Shkollat, cerdhet dhe kopshtet do te kene mbeshtetjen e plote te bashkise. Kam fatin qe vajza ime do te futet ne shkolle kete vit, keshtu qe do te kujdesem si per vajzen time, ashtu edhe per te gjithe femijet. Nuk do te tentoj te jap shifra, nuk dua te hyj ne detaje.
Bushi: Mirembajtja e ketyre institucioneve jane funksione te bashkise, keshtu qe do te kete mbeshtetjen maksimale. Do te ngrejme kapacitetet e ketyre institucioneve.
Pyetja e dyte: Ka problem me vend-grumbullimin e plehrave. A ka plan konkret per zgjidhjen e ketij problemi secili nga kandidatet?
Bushi: Mbledhja e plehrave eshte funksion i bashkise. Ne planin tone detyrojme sipermarresin qe t’i grumbulloje ne vend te sakte, duke respektuar ambjentin, dhe duke vendosur impiante dekompozimi
Dedaj: Se bashku nuk do ta bejme pis qytetit. Duhet qe vete kryetari i bashkise te jete iniciator i kesaj nisme per pasterti, para deres se shtepise, dhe duke inkurajuar te gjithe qytetaret qe te bejne te njejten gje.
Bushi pyet Dedajn: Si shpjegohet fakti qe jeni ne strukturat e PD dhe kandidoni per PDK? Isha i trembur se thashe se do te jete ne fushe tjeter pyetja, qenka politike. Marreveshja ka qelluar qe jam demokrat dhe kristian.
Dedaj pyet Bushin: Kur do te filloje ripershendetja jone? Debatin duhet ta bejme politik, meqenese jemi politik. Besoj se mund te pershendetemi perdite, por me dt 19 do te pershendetemi me mire.
Pyetje nga publiku A ka strategji per pensionistet dhe te pastrehet?
Dedaj : Fillon nga strategjia per prinderit e mi. Ata jetojne mire se une dhe time shoqe kujdesemi mire per ta. Ketu do te nisem edhe une. Vijme nga 3 korriku dhe prej asaj fitoreje vjen zgjidhja e ketij problemi. Nuk besoj se ka patur probleme me pensionet. Une kam mbaruar per shkenca sociale dhe do t’i ve ne dispozicion njohurite e mia.
Bushi: Asetet e bashkise ne dispozicion te te pastreheve, do t’i bejme presion qeverise qe te mbaje premtimin e dyfishimit te pensioneve.
Si do te veprohet me administraten e bashkise?
Bushi: do te jete adminsitrate profesionale e bazuar ne statusin e nepunesit civil Dedaj: do te jete administrate e vleresuar, e monitoruar, jo vetem sipas statusit te nep. Civil, por edhe te kerkesave te qytetareve, si dhe sipas kritereve te kryetarit te bashkise. Atyre do t’u kerkohet te punojne 8 ore pune.
Per z. Dedaj: cfare i keni dhene ju qytetareve te Rreshenit ne profesionin tuaj ne inspektoratin e punes? Kam punuar 12 vjet ne kete profesion, kam bere nje zyre kur mungonte ligji, per te cilin kam kontribuar, i kam dhene biznesit gjithcka qe kam mundur. Nqs keto kane vlejtur, atehere kam qene administrator te mire. Kam falenderuar edhe ata pergjegjes te cilet kane qene ne kah te kundert politik.
Per z. Bushi: cfare do t’i jepni qytetit, a do t’i mungoje kirurgu qytetit? Ne cdo moment do te jem prane qytetareve per raste urgjente kirurgjie.
Vizioni per te rinjte, cfare do t’u ofroni atyre, si do te jete bashkepunimi me qeverine e nxenesve? Bushi: do ta ringjallim kinemane e qytetit ne bashkepunim me millenium, do te aktivizojme skuadren e futbollit dhe skuadren e volejbollit per femra. Ne keto aspekte do te bashkepunojme ngushte me qeverine e nxenesve.
Dedaj: do te jap mesim edhe pas 18 shkurtit
Ndricimi Dedaj: do te jete shume me cilesor, do ta fillojme ndricimin publik nga qendra Bushi: disa rruge lidhese me periferine kacorrajn, reci etj do te mbushen me ndricim publik
A ka ndonje plan per rikthimin e klubit sportiv Minatori? Bushi: do ta ngrejme kete klub qe te konkurroje bindshem Dedaj: do te bej monitorimin e kapaciteteve ne kete drejtim, te masim sa mund te jete kontributore bashkia, do te bashkepunojme me aktore te ndryshem. Nuk guxoj te them se mund ta rregulloje bashkia kete problem.
Cfare do te beni me nxenesit me te talentuar? Bushi: ne do te dergojme 3 talentet me te mire me burse Dedaj: do t’i jap pagen mujore te kryetarit te bashkise muaji nxenesit me te talentuar per ate vit.
|
NJOFTIME TË TJERA:
Të Gjithë Njoftimet
|