Une Votoj Zgjedhjet Vendore 2007
 

Njoftime

'Shkunde Voten' ne Puke
16/02/2007

Kandidatet per kryetar bashkie ne qytetin e Pukes jane kryetari aktual i bashkise, Z. Rustem Strugaj nga PS, si dhe Z. Ferit Ringaj nga PD.

Ferit Ringaj:

Pershendes audiencen, Levizjen Mjaft dhe rivalin. Platforma eshte pergatitur nga nje staf i pergatitur, nga intelektuale te qytetit. Slogani im: Puka, qender e turizmit malor. Per realizimin e kesaj ideje, kam llogaritur dy plane:

1. Qe te kemi zhvillim urban te turizmit duhen projekte. Kemi nismat qeveritare, investime private. Per realizimin e ketij projekti bashkia do te bashkepunoje me biznesin. Nje tjeter element eshte bashkepunimi me njesi te tjera vendore per realizimin e projekteve jetike qe i sherben Pukes historike per te shfrytezuar burimet e ketij qyteti. Pervec premtimeve elektorale nuk eshte bere gje per te arritur kete prioritet. Element kryesor qe i pershtatet vizionit tim eshte nevoja imediate per te bere planin e ri rregullues te qytetit. Financimi per kete projekt duhet te arrihet Brenda vitit 2007-2008. Per investimet infrastrukturore duhet ndihma e biznesit. Pallatet 2 kateshe ne bulevard duhet te behen 3 kateshe. I sigurohet biznesit rruget e asfaltuara, energjia elektrike etj.

2. Kemi 2 liqene. Eshte premtuar ne fushatat qe do te rregullohen, por nuk eshte rregulluar asgje. Une premtoj qe do te sistemohet e gjithe siperfaqja e liqenit, duke hequr shkarkimin e ujrave te zeza ne te.

Gjithashtu, do te synohet lufta pa kompromis kunder korrupsionit, do kete ristrukturim te administrates aktuale duke e bere me eficente.

 

Z. Rustem Strugaj:

Paraqitem pas 3 vitesh pune, ndryshe nga rivali im. Do t’i referohem atyre qe thote rivali, qe ka premtime te pambajtura. Qytetaret e Pukes e shohin se cfare ndryshimesh ka qyteti: rruget jane asfaltuar, jane ndertuar 2 ujesjellesa, eshte ulur papunesia, eshte ndertuar kendi i lojrave, eshte ndertuar stadiumi, eshte rregulluar pallati i kultures. Nuk po e zgjas me ato qe jane bere, po merrem me ato qe do te behet ne te ardhmen. Do te rregullohet infrastruktura, kryesisht rrugore. Do te mbulohet me rruge te asfaltuara dhe trotuare te rregullta, rruga e Pukajve, rruga qe shkon te SMT, rruga e stadiumit, deri te fabrika e kepuceve, gjithashtu do te kete ndricim. Pervec kesaj do te behet rikonstruksioni i shkolles dhe konvikteve, do t’u vihet kaldaje per sistem ngrohjeje bashkekohor. Pervec kesaj nje vend te vecante do te kete edhe permiresimi i punes me trashegimine kulturore, do te permiresojme kushtet. Sot kemi nje muzeum, i cili ndryshon si nata me diten, me ate qe ka qene me pare. Do te rregullojme nje muze historik i cili do te ndihmoje me turizmin. Me ne fund qeveria do te delegoje administrimin e ujesjellesve drejt pushtetit lokal. Do te vendosen matesat, do te behet rikonstruksioni i linjes kryesore te ujit. Do kete me teper se 16 ore uje, nga 6-7 ore qe ka aktualisht. Per hapesirat e gjelbra, nuk do kete probleme me hapesirat e gjelbra brenda qytetit, si dhe do te rregullohet vend grumbullimi i mbeturinave ne hyrje te qytetit, si dhe do te behet perpunimi i tyre. Pastrimi i qytetit do te jete prioritet, kemi bere studim me USAID per ta sistemuar kete problem. Pasi te kemi rregulluar keto probleme atehere do te merremi me turizmin, ose keto kushte do te mundesojne zhvillimin e turizmit.

 

Pyetjet e kandidateve:

Ringaj pyet Strugajn: Ku ndryshon drejtimi i nje bashkie nga ajo e nje komiteti ekzekutiv?

Me vjen keq qe i kane shkuar kot keto 15 vjet demokraci. Bashkia eshte nje institucion qe drejtohet nga nje person i zgjedhur me vote plebishitare, me voten me te madhe ne 17 vjet demokraci. Nuk jam ai kryetar sundimtar.

Ku e bazon suksesin e tij ne investimet qe jane bere ne qytet?

Duhet te them qe ne vitin 2004, ka ardhur Z. Paulin Radovani, kemi pare vendet e mundshme ku mund te investohej, dhe e kemi gjetur vendin e duhur bashke. I jane krijuar te gjitha kushtet nga bashkia. Ata madje nuk kane paguar dritat. Sa per stadiumin, e kam bere vete marreveshjen ne dhjetor 2003, nuk eshte e vertete qe eshte bere nga kryetaret e meparshem. Pas marreveshjes jane gjetur investitoret dhe me pas jane bere ndertimet

 

Strugaj pyet Ringajn: Z. Ringaj ju drejtoni Albelekomin, keni treguar qe nuk merrni dot asnje vendim pa pyetur partine tuaj. A mendoni se mund ta drejtoni bashkine keshtu?

Nuk eshte e vertete; une jam karakterizuar nga profesionalizem ne punen time. Persa i perket largimeve nga puna, kete keni bere vetem ju. Une nuk ndikohem nga nenprefekti, me te kam vetem marredhenie institucionale

Mbreme ne emisionin Hapur ne TV Puka keni akuzuar bashkine per korrupsion. A keni ndonje fakt per kete korrupsion, dhe nese po, a keni ndermend t’i drejtoheni prokurorise?

Jane konstatime, e dime se kush ka perfituar nga tenderat, eshte abuzuar me fondet publike, vetem unaza qe keni bere me 70 milione leke, s’ka inxhinjer qe te thote qe kushton aq. Njefare fshehtesie je munduar te kesh, por e dine te gjithe qytetaret se kush i ka zbatuar keto projekte.

 

Pyetje nga publiku:

Per te dy kandidatet – puka pas shkodres eshte qyteti i dyte per gjakmarrje. Cfare mendoni te beni per kete fenomen?

Ringaj: Nuk ka kompetenca bashkia per kete problem.

Strugaj: eshte fenomen qe ekziston. Une do te bashkepunoj me te gjitha institucionet, si deri tani, me prokurorine, policine, si dhe shoqerine civile qe njerezit t’i shmangen ketyre problemeve. Rritja ekonomike do te ndikoje ne uljen e ketij fenomeni, pasi e dime qe varferia ndikon ne keto probleme. Do te punojme qe femijet e ngujuar te kene mundesine qe te arsimohen ne kushtet e gjakmarrjes. Ne menyre indirekte, do te ndikojme brenda mundesive qe ka bashkia.

Per te dy – si e shikoni funksionimin e policise bashkiake, dhe a ka mundesi qe trotuaret te lirohen?

Ringaj – do te ristrukturohet edhe policia bashkiake. Tashme ky institucion merret vetem me ruajtjen e bashkise. Per trotuaret duhet te pyesni kryetarin aktual qe e ka lejuar.

Strugaj – po te nisemi nga trotuaret, tregtaret i kane zene, kjo eshte bere konform rregullave. Per sa i perket policise bashkiake, ajo nuk ka kompetenca. Me ardhjen e biznesit, duhet te pakten te marre atributet e policise tatimore ne nivel lokal. Ata vertet kontribuojne me ruajtjen e godines se bashkise.

Ringaj – cfare do te beni me administraten e bashkise?

Nuk do te kete asnje lloj ndryshimi politik, sepse aty ka njerez profesioniste. Do kete vetem ristrukturim, do kete pergjegjes sektoresh qe do kene marredhenie direkte me kryetarin, ndersa pjesa tjeter do te mbetet. Do te hiqen vetem ata qe do te tregohen te paafte.

A keni ndonje peng per ndonje premtim te pambajtur?

Nje nga premtimet ka qene qe rregulloj liqenin dhe te devijoj derdhjen e ujrave te zeza. Therrita disa inxhinjere, te cilet me thane qe projekti kishte difekte, dhe duhet te behet nje projekt i ri dhe i madh. Per kete arsye nuk eshte mbajtur ky premtim. Per sa i perket problemeve me ujrat e zeza, kjo nuk eshte ne kompetencat e bashkise, por kur te kalojne kompetencat ky problem do te zgjidhet. Pengu i dyte eshte, mgjthse nuk eshte premtuar, eshte sistemimi i varrezave. Nje tjeter problem i pazgjidhur eshte strehimi. Me punen qe kam bere deri tani nuk jam i kenaqur, dua te bej akoma me shume

Vendimmarrja e grave ne bashki.

Ringaj – aktualisht ne Puke grate jane nje force e rendesishme promovuese dhe progresi. Ne keshillat bashkiake, partia ime ka propozuar gra si keshilltare. Ne administraten e ardhshme te bashkise do te mundohem te mbaj sa me shume gra.

Strugaj – ja kam dhene pergjigjen kesaj pyetjeje, rreth 70% e administrates vendore ne Puke jane gra. Parimisht drejtohem nga ajo qe rendesi ka me teper profesionalizmi.

Pyetja e fundit – cilat jane planet qe keni per zhvillim me te mire te bujqesise dhe blegtorise?

Ringaj - Partneriteti kryesor do jete me biznesin ne kete sektor te rendesishem per qytetin tone. Te gjithe fermeret do te nxiten te bashkepunojne me biznesin qe produktet e tyre te shkojne ne treg.

Strugaj - natyrisht, bashkia ndikon indirekt ne kete drejtim duke krijuar kushtet. Kemi ndertuar 4 ura, kemi bashkepunuar me shoqata te ndryshme, por kjo mbetet ne kuadrin e kontributit indirekt.

   NJOFTIME TË TJERA:

Të Gjithë Njoftimet

Printo
Dergo me Email
Të fundit nëMerrni te fundit ne RSS
Unevotoj.com - Faqja Kryesore. Klikoni per te shkuar tek faqja kryesore
Levizja Mjaft! - Mjaft Movement!©Levizja Mjaft 
Mbështetur Nga
Open Society Institute:


Open Society Institute 
Komisioni
Qendror
Zgjedhor


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve