Une Votoj Zgjedhjet Vendore 2007
 

Njoftime

'Shkunde Voten' ne Lezhe
16/02/2007

Ne qytetin e Lezhes debati u zhvillua ne daten 29 janar 2007, ne oren 12:00, ne sallen e pallatit te kultures se ketij qyteti. Kandidatet kryesore per bashkine e ketij qyteti jane Z. Pashk Pervathi, kandidat i Partise Demokratike dhe koalicionit te djathte, dhe Z. Viktor Tusha, kandidat i Levizjes Socialiste per Integrim dhe koalicionit te majte. Ne takimet paraprake per organizimin e ketij debati, te dy kandidatet rane dakord per zhvillimin e tij, si dhe per formatin qe do te ndiqej gjate debatit. Vetem nje dite para zhvillimit te debatit, Z. Pashk Pervathi u terhoq.

Pasi u shpjegua procedura qe do te ndiqej, Z. Viktor Tusha paraqiti vizionin e tij per te ardhmen e Lezhes. Slogani i tij eshte ‘Bashke per Lezhen Europiane’. Ai premton cilesi jetese te permiresuar, sherbime efikase per popullsine lezhjane. Stafi i tij do te zoteroje aftesite per te arritur te realizoje platformen e tij, e cila perfshin:

  1. Plani rregullues i qytetit, per te caktuar kufijte e vijes se verdhe, ku perfshihet lagjia Marlekaj, ujesjellesa, shkolla, infrastrukture, lagjia e SMT,
  2. Punesimi, nepermjet rritjes se efikasitetit te biznesit, uljes se tatim taksave ne bashki, me qellim qe te rritet baza e tatim paguesve dhe nxitja e bizneseve.
  3. Strehimi

Do te arrihen keto objektiva nepermjet projekteve te vecanta, si psh rruga e kalase, rruge e re per te ruajtur rrugen e vjeter nga trafiku. Projekt tjeter do te jete ujesjellesi ne lagjen Sheher. Gjithashtu, Z. Tusha thote se do t’i jape nje dimension turistik zhvillimit te qytetit, do te kete promovim te burimeve turistike ne qytetin e Lezhes. Kandidati i LSI tha se premtonte perkushtim, eksperience politike, eksperience menaxheriale, dhe mbi 12 vjet drejtim i nje firme private e bejne qe  te dije si te administroje nje staf, buxhet, etj.

Me pas, Z. Tusha iu pergjigj pyetjeve te drejtuara nga publiku i pranishem ne salle:

Sa do te ndikoje eksperienca ne biznes ne menaxhimin e qytetit?

V.T. Do ta kem te lehte te administroj nje administrate ne sherbim te qytetareve, nuk jane shume larg administrimi i nje firme private me administrimin e nje institucioni publik.

Ne keto zona qe do t’i shtohen qytetit, a do te shtrihet edhe sherbimi mjekesor?

V.T. Patjeter qe do ta kene te gjithe infrastrukturen e duhur, perfshire inf rrugore, mjekesore, shkollat etj.

A ekziston rreziku qe me uljen e taksave do te ulen shpenzimet publike?

V.T. Une i permbahem shifrave: nga 800 biznese, vetem 590 jane te regjistruara. Me uljen e taksave do te regjistrohen edhe bizneset e paregjistruara. Nuk dua te rris te ardhurat, dua qe te ardhurat te mbeten ne keto nivele. Do te ndikoj qe keshilli bashkiak te beje diferencime ne taksa. Sot ne Lezhe vetem rreth 2000 familje nga mbi 6000 e paguajne taksen e pastrimit. Duhet zgjeruar kjo baze ne rreth 5000, duke bere qe te ulet taksa nga rreth 1200 leke ne vit, ne rreth 700 leke ne vit.

Cfare mendoni te beni per strehimin ne Lezhe?

V.T. Mbi 600 familje te pastreha. Strategjite e punesimit do te orientohen tek ndertimi i banesave per kete shtrese, sidomos me donatore te huaj.

1 shembull pozitiv dhe 3 shembuj negative te Jakut (kryebashkiaku aktual).

V.T. Transferimi i tregut te Lezhes eshte nje nga sukseset e tij. 1. Administrata e bashkise duhet te ishte me transparente ne perdorimin e fondeve 2. administrata aktuale duhet te kishte punuar me teper per premtimet e dhena – mungesa planit rregullues te qytetit ka lejuar ndertimet pa leje qe kane bere qe te kete barbarizmat.

Cfare keni menduar per pensionistet dhe femijet?

V.T. Pensionistet – nuk do t’u mungoje mirenjohja dhe respekti. Kane nevoje per nje dimension tjeter: do te ndertoj nje shtepi per ta ne lezhe, me ane te donatoreve te huaj, do ta mbaj gjalle klubin e pensionisteve qe ka ngritur Z. Jaku. Per femijet: do te perpiqem te ngre kende lojrash, duke respektuar planin rregullues.

C’mund te thoni per rrugen e kalase, qe eshte premtim i dhene ne cdo fushate zgjedhore? V.T. Ne mbledhjen e fundit te KRRT e fundit eshte miratuar projekti, eshte pjese e prioritetit per turizmin. E shoh zgjidhjen jo vetem ne ndertimin e rruges; do te ndertoj nje rruge per automjete dhe rruga aktuale historike do te behet me kalldrem.

Marredheniet qe do te keni me qeverine, ku ka perplasje kahesh politike; mendoni se do te arrini t’i plotesoni premtimet?

V.T. Qeveria nuk do te jete aq e papergjegjshme sa te mos i jape fonde kryetarit te bashkise. Megjithate une do te mbeshtetem shume tek donatoret e huaj.

Cdo te ndodhe me administraten nese fitoni?

V.T. Do te fus nje stil te ri ne administrate, vendet e punes do t’i nenshtrohen konkursit. Komuniteti qytetar do te jete pjesemarres ne komisionet perzgjedhese. Parametri mates i stafit do te jete aftesia.

A jeni njohur me keshillin bashkiak te majte?

V.T. Nuk i njoh shume mire. Une kam bindjen qe te gjithe ata qe do te jene ne kete keshill do te jene njerez te ndershem.

Ku e bazoni suksesin ne krahasim me rivalet e tjere?

Kam eksperience te mjaftueshme politike, si dhe menaxhuese, nuk kam pse dal nga vetja per drejtimin e lezhes. Transparenca, perkushtimi per te realizuar platformen zgjedhore.

   NJOFTIME TË TJERA:

Të Gjithë Njoftimet

Printo
Dergo me Email
Të fundit nëMerrni te fundit ne RSS
Unevotoj.com - Faqja Kryesore. Klikoni per te shkuar tek faqja kryesore
Levizja Mjaft! - Mjaft Movement!©Levizja Mjaft 
Mbështetur Nga
Open Society Institute:


Open Society Institute 
Komisioni
Qendror
Zgjedhor


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve