Njoftime Ne qytetin e Fierit, debati publik u zhvillua ne ambjentet e televizionit lokal TV Apollon, ne date 2 shkurt 2007, ne oren 17:00. ne debat u paraqit vetem kandidati i aleances se majte, z. Baftjar Zeqaj, kryetari aktual i bashkise. Kandidati i djathte, Z. Ferdinand Murati, u terhoq nje dite para debatit, pavaresisht se ishte rene dakord me te qe ky debat te zhvillohej.
Z. Zeqaj: Pas nje pune transformuese 3 vjecare, bashkia ka arritur te mbaje premtimin e 3 viteve me pare. Eshte bere plani rregullues i qytetit, me veshtrim 20 vjecar, i mbeshtetur nga te gjithe specialistet e fushave te ndryshme. Puna ne mandatit te ardhshem eshte zbatimi i planit rregullues te qytetit. Kemi miratuar strukturen e re te bashkise ne funksion te ketij plani. Do te hapim faqen e internetit te bashkise, dhe do te behet informatizimi i bashkise. Tjeter projekt i rendesishem eshte vendosja e adresave. Studimi i qendres se qytetit, i lumit Gjanica, mbyllja e unazes se qytetit, rritja e siperfaqeve te gjelberuara, investime brenda lagjeve. Jane 100 prioritete qe kemi vendosur, ne bashkepunim me organizaten CoPlan. Per kulturen, do te perpiqem qe gjate mandatit te ardhshem te bej aktivitete qe misherojne kulturen tone myzeqare, si dhe rregullimi i pallatit te kukullave. Ne drejtim te sportit, do te fillojme rikonstruksionin e pallatit te sportit, do te perfundoje brenda ketij viti akademia e sportit, per te nxjerre specialiste ne futboll. Sistemimi i lumit gjanica do t’i sjelle nje tjeter ndryshim qytetit te fierit, i cili do te gjelberohet dhe do te kete kende shlodhese. Po behet nje projekt per nje park ne lindje te qytetit te fierit, prane gjanices. Besoj se do ta realizojme brenda mandatit, furnizimin me uje. Eshte plotesisht e realizueshme qe brenda mandatit te kemi 24 ore uje. Cerdhe dhe kopshte, jemi duke mbyllur shkollen 8 vjecare ne lagjen 8 shkurti, dhe ne te njejten kohe do te ngreme shkolla dhe cerdhe te reja.
Pyetje nga Levizja Mjaft: 1. Ndotja e ajrit – TEC-i dhe disa fabrika te tjera. A ekziston ndonje plan per ta shmangur kete? Jemi perqendruar ne rritjen e siperfaqeve te gjelbra. Gjithashtu do te pastrojme dhe gjelberojme lumin gjanica. Kompanite e naftes AMBO dhe ALBPETROL nuk po bejne asgje ne kete aspekt. Synojme qe te rakordojme punen mes nesh dhe ketyre kompanive per pastrimin kimik dhe mekanik. Ai kimik mbetet ne dore te qeverise, ndersa per pastrimin mekanik do te merret bashkia.
2. Ne baze te nje sondazhi, rezulton se kpshtet jane te mbipopulluara, dhe kushtet nuk jane te nivelit te mire, ka probleme me ngrohjen etj. Cfare mund te behet ne kete drejtim? Nje pjese e mire e kopshteve eshte pajisur me logjistiken e duhur, si dhe kemi rikonstruktuar 3 shkolla te mesme, 4 shkolla 9 vjecare. Drejtoria arsimore po punon ne hartimin e strategjive per ngrohjen. Shkolla e mesme qe po ndertohet do ta zgjidhe problemin me mbipopullimin ne shkollat e mesme.
3. Cfare do te kishit dashur te benit me mire gjate mandatit qe kaloi? Nuk kane funksionuar mire rajonet, do te punoj ne kete drejtim.
Pyetje nga publiku:
Fondet kane qene te limituara per vitin 2006 per rinine. Cfare do te beni me teper per mandatin e ardhshem nese fitoni?
Do te kthehet ne qender rinore, duke pare edhe planin rregullues. Para 1 viti u vendos me vendim qeverie qe te spostohet ndertesa diku tjeter, dhe ne vend te aktuales do te ngrihet nje qender rinore.
Si ka ndikuar qeveria e re demokratike ne punen tuaj?
Megjithese e pabesueshme, qeveria ka pasur ulje te investimeve per bashkine e fierit. Ka munguar komunikimi me qeverine. Ka arritur te ftoje dhe te nxise investime private. Jemi duke nenshkruar marreveshje me banken boterore, dhe investitore te tjere te tille serioze.
Uji i pijshem, a ka nje plan per zgjidhjen e ketij problemi gjate mandatit te ardhshem?
Ka patur zvarritje nga ana e qeverise per kalimin e kompetencave per ujin drejt pushtetit vendor. Kemi bashkepunim me banken boterore, do te kete rritje te sasise se ujit, do te perfundoje vendosja e kontatoreve dhe do te permiresohet rrjeti i brendshem.
A do te shtrihen keto investime ne te gjithe zonat e qytetit?
Me gjithe padurimin e banoreve te ketyre lagjeve, ka projekte si ai i lagjes 8 shkurti per kanalizimet, infrastrukturen, etj te cilat nuk i kemi ende gati. Me perfundimin edhe te procesit te legalizimeve, do te fillojme me zbatimin e ketyre projekteve.
|
NJOFTIME TË TJERA:
Të Gjithë Njoftimet
|