Njoftime Kandidatet per kryetar bashkie ne kete qytet jane Z. Ilirjan Kalemasi nga Partia Demokratike dhe koalicioni i djathte, dhe Z. Lefter Lame, perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim dhe koalicionit te majte.
Pyetje Kalemasi drejt Lames: biznesi juaj nuk eshte rentabel pasi kreditohet; a mos eshte kjo hyrje juaj ne politike per te fituar suport per biznesin tuaj? Hyrja ime ne politike nuk e demton biznesin tim. Biznesi do te vazhdoje te jetoje normalisht. Te mos i shqetesoje njerezit kreditimi i biznesit tim, sepse kjo eshte krejt normale ne biznes. Biznesi nuk ka lidhje me garen qe une kam nisur.
Pyetje e Lames drejt Kalemasit: cilat jane pikat e forta tuaja ne te cilat ju bazoheni per te zbatuar platformen tuaj? Se pari, pervoja e gjate ne adminsitrate shteterore, njohja e problemeve, qeverisja e Partise Demokratike – 650 milione leke investime ne qeverine demokratike nga rreth 300 milione te qeverise se PS. Investime do te behen aty ku eshte e nevojshme, duke i pyetur qytetaret, do te behen ne transparence te plote.
Pyetje nga publiku:
Cfare premtoni per problemin e ujit? Lame: sistemi aktual eshte me kosto sepse operon me pompa. Mund te presim shfrytezimin e paligjshem. Duhet te shtohen arketimet dhe te investohet ne permiresim te rrjetit. Kalemasi: do te terheq fonde dhe do te investoj ne rrjetin shperndares dhe tek pompat.
Cfare mendoni te beni per ndertimin dhe sistemimin e cerdheve dhe kopshteve? Kalemasi: jam mesues dhe nuk do ta shkepus vemendjen nga kjo fushe. Do te hap 2 grupe kopshtesh me ushqim. Lame: edhe une ndjej mire se c’jane femijet. Vajta para 1 jave per t’i pare kushtet. U garantoj vemendjen time atyre.
Lagjia Seitaj ka nevoje per ndricim dhe pastrim. Eshte e vetmja lagje qe nuk ka keshilltare bashkiake.
Lame: kam 15 vjet qe jetoj ne ate lagje, e njoh problemin. Do te shtroj dhe ndricoj te gjithen rrugen deri te Ura e Kasabashit. Kalemasi: e njoh ate lagje dhe gjithe qytetin. Takova para ca ditesh njerezit e asaj lagjeje. Nese marr mandatin do te rregulloj rruget, trotuaret, gjelberimin e asaj lagjeje.
Nese secili prej jush zgjidhet kryetar bashkie, a do kete spastrime ne bashki?
Kalemasi: une kam 10 vjet qe mbijetoj ne administrate pavaresisht presioneve, keshtuqe miqte e mi nga administrata te jene te qete sepse nuk do bej ate qe kam vuajtur. Do te mbaj vetem njerez profesioniste. Lame: motoja ime eshte kush ka CV me te mire do ta meritoje vendin e punes.
Cfare premtoni per rinine dhe femijet, kur mungojne vende per argetim?
Lame: kam goxha ide dhe projekte per arsimin, do kete me shume aktivitete kulturore, udhetime turistike, stimuj te vecante, si bursa falas per nxenesit me te mire. Kalemasi: duke qene mesues e njoh kete problematiken. Do te bej qe te rinjte te shkeputen nga kalimi i kohes neper kafene duke pire duhan e alkol, duke organizuar aktivitete kulturore artistike per ta.
|
NJOFTIME TË TJERA:
Të Gjithë Njoftimet
|