Une Votoj Zgjedhjet Vendore 2007
 

Njoftime

'Shkunde Voten' ne Gjirokaster
05/02/2007

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Gjirokastër Flamur Bime
prezantoi sot pasdite platformën e tij elektorale gjatë një debati publik
që Lëvizja MJAFT! organizoi në kuadër të fushatës "Shkunde votën".

Sipas Olta Xhackës, koordinatore e Politikave pranë MJAFT! Bime,
gjithashtu kryetar aktual i Bashkisë së Gjirokastrës premtoi se do të
punojë për krijimin e një infrastrukture më efikase për tërheqjen e sa më
shumë turistëve në qytetin e shpallur nga UNESCO Pasuri Botërore. Ai
premtoi gjithashtu se do të punonte më shumë për përmirësimin e jetës
kulturore të të rinjve në këtë qytet universitar.

Ne debat mungoi kandidati i maxhorances, Adrian Kokalari ndonese ishte
ftuar nga organizatoret.

Karvani i lëvizjes MJAFT! në kuadër të fushatës "Shkunde votën" ka
udhëtuar deri tani në Rrëshen, Pukë, Shkodër, Corovodë, Fier, Vlorë, etj.

   NJOFTIME TË TJERA:

Të Gjithë Njoftimet

Printo
Dergo me Email
Të fundit nëMerrni te fundit ne RSS
Unevotoj.com - Faqja Kryesore. Klikoni per te shkuar tek faqja kryesore
Levizja Mjaft! - Mjaft Movement!©Levizja Mjaft 
Mbështetur Nga
Open Society Institute:


Open Society Institute 
Komisioni
Qendror
Zgjedhor


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve