Njoftime
Lëvizja MJAFT! nisi fushatën kombëtare “Shkunde Votën”, që synon t’i ndërgjegjësojë të gjithë qytetarët që të shkojnë në 18 shkurt në kutitë e votimit.
Kjo fushatë do të synojë fuqizimin e qytetarëve, në mënyrë të tillë që ata të mos jenë thjesht dëgjues pasivë të platformave, por të influencojnë që këto platforma të jenë sa më afër interesave të tyre.
Për këtë arsye, që nga data 29 janar, një autobus me dhjetëra aktivistë të MJAFT! është nisur në një karvan që do të ndalet në disa qytete të Shqipërisë deri në 8 shkurt. Në këto qytete Lëvizja MJAFT! do të organizojë debate mes kandidatëve në prani të cdo qytetari.
Itinerari i karvanit "Shkunde voten", si dhe qytetet përkatëse janë:
E Merkure, 31 Janar, Rrëshen
Debati: Në ora 13:00
Koncerti: Në ora 17:00
E Enjte, 1 Shkurt, Corovodë
Debati: Në ora 16:00
Koncerti: Në ora 17:00
E Premte, 2 Shkurt, Lushnjë
Debati: Në ora 13:00
E Premte, 2 Shkurt, Fier
Debati: Në ora 17:00
Koncerti: Në ora 19:00
E Shtune, 3 Shkurt, Vlorë
Debati: Në ora 17:00
Koncerti: Në ora 19:00
E Diele, 4 Shkurt, Gjirokastër
Debati: Në ora 17:00
Koncerti: Në ora 19:00
E Marte, 6 Shkurt, Korcë
Debati: Në ora 17:00
Koncerti: Në ora 19:00
E Merkure, 7 Shkurt, Elbasan
Debati: Në ora 17:00
Koncerti: Në ora 19:00
Për më shumë informacione rreth Karvanit dhe debateve publike, drejtohuni tek qytetet në hartën që gjendet në kete faqe, ose ndiqni lajmet në www.mjaft.org. Gjithashtu, mund të na kontaktoni në info@unevotoj.com.
Skuadra Unevotoj